Agron Shehaj është marrë përpara nga një grup policësh teksa përpiqej të sulmonte kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hitën.
Ndërsa përpiqej t’i shtynte efektivët, Shehaj lëshoi thirrje:
“More vesh apo jo? Ka drejtësi!”
Momenti është publikuar nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, që ka ironizuar Sali Berishën.
“Lajm i fundit! Pas hedhjes së Klevisit në Lanë, Saliu i ndërpret Gones pushimet në Amerikë dhe e hedh në bulevard. Celularin e TikTok-ut nuk e lëshon nga dora”, shkruan Balla.
Në një moment tjetër, Shehaj shihet i shoqëruar nga Erald Kapri që duket se nuk është ndier mirë nga gazi lotsjellës dhe pranë i është gjendur mjeku i ambulancës.







Komente
Komento