40-vjeçari kërkon t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura, kryeministri turk bëhet heroi i ditës

40-vjeçari kërkon t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura, kryeministri turk bëhet heroi i ditës

Kryeministri turk

Kryeministri turk Binali Yıldırım ka shpëtuar një person nga vetëvrasja. Ngjarja ndodhi në Urën e Dëshmorëve të 15 korrikut në Stamboll.

Sipas informacioneve nga mediat turke, një burrë turk i identifikuar si T.T. kërkonte të hidhej nga ura për t’i dhënë fund jetës. E teksa Yıldırım po kalonte me automjetin e tij dhe ka parë trazira, ka dalë nga makina duke e bindur burrin të mos vetëvritej.

T.T., 40 vjeç, i tha kryeministrit se ai kishte probleme me vëllezërit e tij dhe për këtë arsye donte t'i jepte fund jetës së tij.

Ne jemi muslimanë, nuk ka asnjë arsye që mund të na detyrojë t'i japim fund jetës. Ajo që duhet të bëjmë në këto situata është të kërkojmë ndihmë Perëndia. Gjithçka do të përmirësohet, mos u shqetëso.

Mësohet se i ka dhënë qytetarit, kryeministri Yıldırım

Më herët i njëjti gjest është kryer edhe nga presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë