42% e konsumit të energjisë në 2030 do sigurohet nga burimet e rinovueshme! Drafti: Ka dyshime për ndikim në mjedis të HEC-eve

42% e konsumit të energjisë në 2030 do sigurohet nga burimet e rinovueshme! Drafti: Ka dyshime për ndikim në mjedis të HEC-eve

Energjia e rinovueshme është caktuar si prioritet prej vitesh për të rritur prodhimin e energjisë elektrike në vend dhe uljen e importit nga jashtë. Deri në vitin 2030, objektivi i qeverisë është që energjia e rinovueshme të jetë të paktën 45% e totalit të konsumit përfundimtar të energjisë të parashikuar për këtë vit.

Për të arritur tek ky objektiv sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duhet përparuar në disa drejtime kryesore si ndërtimi i parqeve fotovoltaike të Karavastasë dhe Spitallës deri në 2023, që do të prodhojnë 240 megavat energji fotovoltaike në total. Ndërkohë deri në vitin 2030 nga burimet fotovoltaike prodhimi do të rritet me 490 megavat.

Po ashtu duhet të shtohen kapacitetet eolike me 150 megavat deri në vitin 2024 me synimin që ky prodhim të rritet me nga 60 megavat nga viti 2026, dhe në vitin 2030 energjia e prodhuar nga eolikët të jetë 300 megavat. 

Por për të përdorur dhe injektuar në sistem energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme, duhet të rriten investimet në sektor.

“Sipas disa vlerësimeve paraprake, për rinovimin e rrjetit të shpërndarjes për një trajtim më të mirë të injektimit të ndryshueshëm të energjisë së rinovueshme në terma afatshkurtër nevojiten rreth 40 deri në 80 mln euro investime”, thuhet në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës 2021-2030.

Në dokument janë të listuara edhe objektivat kryesore për infrastrukturën e transmetimit të energjisë, ku synohet reduktimi me 1,7% i humbjeve teknike në rrjet. 

Objektivat kryesore për infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike janë:
• Reduktimi me 1,7% i humbjeve teknike në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike deri në vitin 2030. 
• Përmirësimi i besueshmërisë së sistemit të transmetimit dhe i sigurisë së furnizimit me energji elektrike 
• Përmirësimi i besueshmërisë së rrjetit të komunikimit dhe i sistemit të monitorimit dhe kontrollit në distancë për të forcuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike 
• Zhvillimi i rrjetit për të përmbushur kërkesën në rritje për kapacitetin e transmetimit nga konsumatorët industrialë dhe/ose prodhimi hidrik 
• Integrimi i përshpejtuar i BRE-ve të ndryshueshme në sistemin e energjisë dhe disponueshmëri më e madhe e rezervave minimale për të balancuar prodhimin e tyre
• Përfundimi brenda afatit i planeve të investimeve, në veçanti i investimeve kapitale, të cilat bëjnë të mundur integrimin e BRE-ve në sistemin e energjisë elektrike 
• Mbështetja e transaksioneve të tregut në territorin e shtetin dhe në rajon, në mënyrë që rrjeti i transmetimit të mos përbëjë pengesë për konkurrencën
• Rijetësimi dhe zëvendësimi i njësive të vjetra të rrjetit 
• Shtimi i kapacitetit të transmetimit të linjave individuale, të planifikuara për rijetësim 
• Zbatimi i teknologjive të reja në transmetim, nëse justifikohen nga pikëpamja teknike dhe ekonomike”, thuhet në dokument.

Në këtë plan kombëtar në fokus është edhe ndikimi i HEC-eve në mjedis, ku pranohet se ka dyshime në cilësinë e ndikimit social dhe atij në mjedis. 

“Për sa u përket veçanërisht kontratave të koncesionit për ndërtimin dhe operimin e HEC-eve, janë shprehur dyshime lidhur me cilësinë e VSM-ve dhe VNM-ve të kryera në lidhje me projektet energjetike. Në përgjithësi, zbatimi i projekteve energjetike ka ecur më ngadalë se ç‘ishte programuar, gjë që duhet të trajtohet në planifikimin strategjik”, nënvizohet ndër të tjera në dokument.

(Kliko këtu për të draft planin kombëtar të Republikës së Shqipëris për Energjin dhe Klimën)

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cnxjxnxn: 15/11/2021 16:30

    Enegjia nga hidro nuk eshte e rinovueshme?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare