42 vjet marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama vizitë zyrtare në Tokyo

42 vjet marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama vizitë zyrtare në Tokyo

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në datat 21 deri në 25 Shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy Shqipëri- Japoni.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

 Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arrigato': 20/02/2023 23:15

    Kjo më pëlqen,sh serioze!!kemi nevojë për teknologjinë e avancuar Japoneze..edhe në ndërtim!!

    Përgjigju
  • Olti: 20/02/2023 14:11

    E vlersoj qe kemi te tilla mardhenie me vendet e tjera

    Përgjigju
  • titi: 20/02/2023 13:30

    super sa me shume shtete afer aq me mire eshte

    Përgjigju
  • klodjan: 20/02/2023 13:22

    respekte bro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare