101 kandidate gra për agjente të FBI shqiptare dhe 323 kandidatë burrë ditën e mërkurë do të paraqiten pranë pallatit të kongreseve për t'iu nënshtruar fazës së dytë të testit logjik.
ReportTv mëson se testimi i 424 kandidatëve në garë për tu përzgjedhur në byronë kombëtare të hetimit do të zgjas 60 minuta dhe do të ketë 30 pyetje.
Për tu kualifikuar për fazën e tretë të garës çdo kandidati do ti duhet të marrë minimumi 12 pikë. Ata duhet të jenë të pajisur me maska kundër covid-19 për testin që do të mbahet nesër në ora 8 e mëngjeyit deri në 18 pasdite , pasi do te zhvillohet me grupe ne fasha te ndryshme orari.
Gjatë regjistrimit secilit kandidatë do t`i jepet një kod, i cili vendoset tek fleta e testit, do t`u jepen udhëzime për zhvillimin e testimit, dhe udhëzimi për plotësimin e fletës së SCANTRON-it. Kandidatët gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime. Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testimi-bënë me dije BKH.
Në këtë garë konkurruan 653 kandidatë ndërsa 229 u skualifikuan nga vendimi i parë prej komisionit në përbërjen e tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai.
Në përfundim të fazës së dytë kandidatët do ti nënshtrohen për të vazhduar garën testit fizik, e në fazën e tretë testit me makinën e të vërtetës.
Në finale 60 fituesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu trajnuar nga agjentët e FBI përgjatë një muaji.
Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit do të jenë në varësin e prokurorëve të SPAK për të hetuar e mbledhur prova për korrupsion, pastrim parash, grupe kriminale dhe terrorizëm.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16