425 monedha ari/ Gjendet thesari 1 mijë vjeçar në Izrael (VIDEO)

Dy adoleshentë izraelitë kanë zbuluar një thesar me qindra monedha ari që datojnë prej 1.100 vitesh. Monedhat që ishin futur brenda një kavanozi, u zbuluan gjatë një gërmimi arkeologjik në Yavne të Izraelit, sipas CNN.

Eksperti Robert Kool tha se monedhat datojnë që prej fund shekullit të IX-të, kur rajoni ishte nën sundimin e Kalifatit Islamik Abasid. 425 monedhat e gjendura janë prej ari të pastër 24 karat dhe peshojnë 845 gram.

Me një shumë të tillë, një person mund të blinte një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustat, kryeqyteti i pasur i pasur i Egjiptit asokohe“, deklaroi Kool.

Sipas drejtuesve të sitit të gërmimit, gjetja e një sasie të madhe tëmonedhave, është jashtëzakonisht e rrallë, pasi ari shpesh shkrihet dhe ripërdorej nga qytetërimet e mëvonshme.

Monedhat, të bëra prej ari të pastër që nuk oksidohen në ajër, u gjetën në gjendje të shkëlqyeshme, sikur të ishin varroseshin një ditë më parë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës