Italia vijon të ketë viktima në numër tepër të lartë nga koronavirusit duke ia kaluar edhe Kinës, që mbante vendin e parë për numër viktimat. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 427 persona të vdekur duke e çuar numrin total të viktima në 3 405. Në Kinë, viktimat e regjistruara deri më tani janë 3,245.
Megjithatë edhe numri i personave që po shëron nga ky virus është në rritje, ku 415 të infektuar u shëruan duke e çuar numrin total të rimëkëmburve nga virusi korona në 4 440 njerëz.
Deri tani ka 33.190 pacientë me koronavirus në Itali, një rritje prej 4,480 krahasuar me një ditë më parë.
Lajmi kryesor: