MEMALIAJ- Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabie. Viktima i identifikuar si Alket Muhaj është gjetur në orën 10:10 të mëngjesit nga gruaja e tij në tokën e tyre ku edhe kishte dalë për të kullotur bagëtitë.
43-vjeçari dyshohet se është qëlluar në distancë të afërt me dy plumba në kokë e në gjoks, ndërkohë burime informacioni jo zyrtare pranë policisë bëjnë me dije se ai mund të jetë ekzekutuar pasi ka denoncuar mbjelljen e parcelave me kanabis në zonën e Memaliajt tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).
Ministria e Brendshme dhe Policia po tregohen të rezervuara me informacionin, teksa janë mjaftuar me një njoftim të shkurtër 12 orë pas ngjarjes.
Një pistë tjetër për vrasjen e tij është ajo e konflikteve për pronat, ku sipas gruas së tij, 43-vjeçari ishte shfaqur i shqetësuar, shqetësime të cilat ia kishte shfaqur edhe asaj por pa i përmendur diçka konkrete.
Njoftimi i policisë për vdekjen e tij, erdhi pa shumë detaje pas publikimit të lajmit në Report TV.
Vetë viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos. Trupi i tij është çuar në spitalin e Fierit, ku edhe do të bëhet ekspertiza, kjo për shkak të afërsisë në lidhje me spitalin e Gjirokastrës.
Në dy muajt e fundit në vend janë regjistruar një sërë vrasjesh, kryesisht të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Më e fundit është ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u gjet i ekzekutuar në Livadhe, në periferi të qytetit të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj
Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.
Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi vrasjen në fshatin Rabie të Memaliaj.
Në statusin e tij, Shehu shkruan se vrasja u bë publike nga gazetari i Report Tv, Piro Nase dhe se ende nuk e ka një autor. Sipas Shehut, policia në vend që ta merrte në mbrojtje ia dorëzoi vdekjes dhe autorëve.
Inkurajoj e nxis qe te behen te gjitha perpjekjet per te zbardhur shkaqet e vene para drejtesise autorin ose autoret. Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik! Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj. Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Tritan Shehu, deputet
Në fund të statusit të tij, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes për ngjarjen e rëndë.
Ditën e sotme rreth orës 10:10, Alket Muhaj është gjetur i vrarë me dy plumba nga gruaja e tij në tokën e tyre ku edhe kishte dalë për të kullotur bagëtitë.
POSTIMI I PLOTË:
Nje krim i shemtuar, nje vrasje-ekzekutim ndodhi sot ne fshatin Rabije te Memaliajt. Nje krim qe ka tronditur te gjthe ate zone. Ishte pikerisht gazetari Piro Nase, qe e beri publik kete ngjarje shume te rende e deri tashti pa autor, perpara dhe vete organeve te policise. Inkurajoj e nxis qe te behen te gjitha perpjekjet per te zbardhur shkaqet e vene para drejtesise autorin ose autoret.
Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara. Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.
Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik! Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj. Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.
Nese eshte i vertete versioni i pare ky eshte skandal qe duhet hetuar
Përgjigju