42-vjeçari humb jetën në avion pasi konsumoi 246 qese me kokainë

42-vjeçari humb jetën në avion pasi konsumoi 246 qese me kokainë

Një burrë 42-vjeçar nga Japonia ka humbur jetën në avion pasi konsumoi 246 qese me kokainë.

Mjekët pas autopsisë verifikuan sasinë e lëndës narkotike e cila iu gjet në stomak dhe konfirmuan se kjo gjë i shkaktoi fryrje në tru.

42-vjeçari filloi të bënte veprime të dhunshme gjatë fluturimit nga Bogota për në Kolumbi me një ndalesë në Meksikë.

Ende nuk është mësuar se sa minuta para se të niste fluturimi burri kishte konsumuar kokainën.

"Stafi vuri re që një person po shkaktonte trazira dhe kërkoi ulje emergjente për në Hermosillo, Sonora. Kur avioni u ul në orën 2 të mëngjesit, infermierët e deklaruan të vdekur", thanë autoritetet meksikane.

Avioni mbante 198 pasagjerë dhe pas uljes emergjente në Meksikën veriore, vazhdoi sërish fluturimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan