43% e maturantëve zgjedhin ‘Ekonomikun’, 15700 aplikime në pesë degë studimi! Këtë vit, regjistrimet në universitet vetëm në dy faza

43% e maturantëve kanë zgjedhur të studiojnë në një nga nga degët e fakultetit ekonomik. Dekani Dhori Kule bëri me dije se janë 15700 aplikime për degët ekonomike për 8500 aplikantë.

“Kjo shifër tregon faktin e besimit që maturantët dhe familjet e tyre kanë tek fakulteti i ekonomisë. Kjo vlerësohet nga tregu sepse ky nuk është vlerësim apstrakt , por një besim i konfirmuar nga realiteti i punësimit. Në projektet Erasmus çdo vit ka 50 studentë që ndjekin studime në  Universitete Europiane. Viti i pestë që fakulteti ekonomik ofron mësimin në gjuhë angleze", tha Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik.

29 Gushti për maturantët shënon dhe fazën e parë të regjistrimeve në universitet. Ky proçes do të ketë 7 faza 48 orëshe ku vija e kuqe për kandidatet pritës ndryshon nga çasti në çast në bazë të rregjistrimeve. Dekani rekomandon maturantet te kenë durim.

“Të mos shqetësohen maturantët se edhe sikur  të regjistrohen të gjithë aplikantët e shpallur fitues  mbeten 291 vende të lira, vende të cilat maturanti psh mund të ketë zgjedhur një nga 4 degët e shpallura fitues, përveç faktit se ato që janë shpallur fitues mund të regjistrohen në fakultete të tjera psh te mjekësia, farmaci, juridik etj. Pra maturantët të mos nxitojnë!”, tha Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik.

28 Gushti ishte afati i fundit për maturantët për ankimimin e renditjes dhe përllogaritjes se pikëve në listat e fituesve. Ankimi bëhet pranë fakultetit përkatës nëse maturanti ka pretendime.

Regjistrimet në universitete këtë vit do të jenë me dy raunde dhe jo 3 siç ishte vitin e shkuar. Regjistrimi do të bëhet online për dy raundet e para, dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e gjitha kuotave.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia