Qeveria franceze ka premtuar angazhimin e 3,000 mësuesve zëvendësues pas protestave masive të nxënësve, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në shkolla dhe zgjidhjen e mungesës së personelit arsimor. Pavarësisht këtij premtimi, studentët paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë.

Ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, bëri të ditur raportojnë mediat e huaja se mësuesit do të angazhohen në ditët në vijim për të zëvendësuar personelin që mungon në 114 shkollat e mesme më të prekura, nga rreth 3,700 të tilla në të gjithë vendin.

Prej më shumë se një jave, nxënësit kanë bllokuar hyrjet e qindra shkollave të mesme, ndërsa në terren janë angazhuar forca të policisë së trazirave. Në disa raste, protestat janë shoqëruar edhe me përplasje të dhunshme.

Nxënësit, shumica e moshës 15 deri në 18 vjeç, kanë ngritur shqetësime për mungesën e mësuesve, oraret e mbingarkuara, klasat e amortizuara dhe godinat shkollore që nuk përballojnë dot rritjen e temperaturave.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 71,500 persona morën pjesë në protestat e zhvilluara në mbarë vendin, kryesisht përpara shkollave të tyre. Policia ndaloi më shumë se 500 persona.


Lajmi kryesor:

Protestat përfshijnë Francën, studentët kundër sistemit arsimor: Sistemi na përçmon, qeveria premton 3,000 mësues zëvendësues