43 minuta heshtje në stadium, tifozët e Genovës: Një për çdo person që nuk është më me ne

43 minuta heshtje në stadium, tifozët e Genovës: Një për çdo person që nuk është më me ne

Tifozët e Genovas në stadium

Tifozët e Genova do të mbajnë 43 minuta heshtje në debutimin që do të bëjnë në “Seria A” këtë javë kundër Empolit, në nder të 43 viktimave që humbën jetën në shembjen e urës Morandi në Genova.

Edhe pse një ndeshje e veçantë ku tifozët supozohej të festonin për rikthimin por tragjedia është ende në mendjen e gjithkujt.

Të dielën në mbrëmje do të zgjedhim rrugën e heshtjes, në respekt të atyre që humbën jetën në tragjedinë e rrëzimit të urës. Një heshtje që do të zgjasë 43 minuta, nga një minutë për çdo viktimë: Fëmijë, punëtor, student, pensionist, baba, nënë. Një për çdo person që nuk është më me ne sot. “Flamujt tanë nuk do të valëviten, parrullat tona të përmbysura do ta ‘ngjyrosin’ ndryshe stadiumin dhe ne do të heshtim.

Thuhet në njoftimin e tifozëve të Genovas

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë