Motra e 14 vjeçares që ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga shoku i babait ka treguar se 43 vjeçari i shkruante letra vajzës së mitur ku i premtonte se kur të mbushte 18 vjeç do ta merrte dhe do të jetonin bashkë.
Vajza në një intervistë televizive thotë se historinë e lidhjes së motrës së saj e kishte mësuar 3 vite më parë kur kishte zbuluar letrat. Kishte menduar se gjithçka ishte mbyllur deri kur i ati i kishte shprehur shqetësimin për fjalët që fliteshin nëpër fshat.
"E kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë.
Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi "Shiko se më kanë thënë të fshatit".
Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi sepse ai u arratis. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.
Motra tregon se adoleshentja është në gjëndje të rëndë psikologjike.
Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë."
Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:
"Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë "Kam hall se mos vjen ai."
43 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Korçës. Dyshimet janë se vajza mund të jetë abuzuar prej moshës së vogël 12 vjeç. Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se vepra penale e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur" është konsumuar.
Maliq- Detaje të reja kanë dal lidhur me abuzimin e një 16 vjeçare në Korçë, ku një 43-vjeçar prej katër vitesh akuzohet se abuzonte seksualisht me të.
Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se vepra penale e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur" është konsumuar.
Ndërsa autori ndodhet ende në arrati, ato që kanë folur jashtë kamerave kanë qenë nëna dhe bashkëshortja e tij, të cilat e mohojnë në mënyrë kategorike përfshirjen e familjarit të tyre në këtë rast.
"Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për E. por unë nuk kam mundur të komunikoj me të. E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e E., më thërrisnin "teta". Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë", është shprehur bashkëshortja.
Nëna e E.SH thotë se babai i vajzës është shok me djalin tjetër të saj që ndodhet në Greqi.
"Babai i vajzës ishtë shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë", tha ajo.
Nga ana tjetër, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ndodhet babai i vajzës, jashtë kamerave kanë reaguar edhe vëllezërit e tij (xhaxhallarët e të miturës). Ata kanë kërkuar që autori të dënohet.
"Rastin e morëm vesh nëpërmjet televizioneve. Nuk dinim asnjë gjë, sepse edhe vëllai nuk na ka thënë. Vumë re që dje nuk ishte fare në stallë familja e vëllait, as në shtëpi, dhe na ra në sy që mund të kishte diccka. Nuk kemi folur me vëllain, sot kishte ardhur në mëngjes tek stalla dhe iku pa na folur. E. duhet të dënohet për këtë që ka bërë, nuk e besojmë dot dhe nuk na e merrte mendja të arrinte deri këtu", thanë ata.
Magazina në të cilën dyshohet se E.Sh. kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, ndodhet ngjitur me stallën ku familja e vajzës mbante bagëtitë.
Prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të vendosura në ambjentin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.