Kreshnik Spahiu: A ka Donald Trump origjinë shqiptare apo …?

Kreshnik Spahiu: A ka Donald Trump origjinë shqiptare apo …?

Kreshnik Spahiu

Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe quhej Fridrich Trump. Ai ishte familjarisht një bavarez autokton. Më pas emigroi në Amerikë dhe atje mori emrin Frederik Trump.

Gjyshja e Donald Trump ishte gjithashtu gjermane dhe quhej Elizabeth Christ Trump.

Pavarësisht faktit se në Amerikë kandidoi një nip gjerman, Gjermania ishte kundër Donald Trump.

Referuar sondazhit zyrtar, 85% e gjermanëve ishin kundër kandidaturës së Donald Trump sepse gjykonin që interesat e kombit gjerman nuk përputheshin me nipin e Gjermanisë që po bëhej President i Amerikës.

Po pse kjo dashuri kaq e madh e shqiptarëve për Donald Trump më e madhe se Gjermania?

Trump nuk ka origjinë shqiptare por thjesht udhëheqësit politik shqiptarë e kanë frikë dhe kanë qënë të detyruar të servilosen.

Udhëheqësit politik shqiptarë rrinë pa gjumë kur kujtojnë se në mandatim e parë të Trump i vendos me financim dhe investim të SHBA:

- Reforma në drejtësi

- Krijimi i SPAK

- Hapja e gjykatës kundër korrupsionit

- Dekretimi ambasadores Yuri Kim

- Kërkesa për arrestimi e disa politikanëve

- Heqja e vizave amerikane për politikanet

- Hartimi i listave Non-Grata

- Shkarkimi i Qeverisë Albin Kurti 1

- Mbështetja për liderët e UÇK

Më pas administrata Biden vazhdoi reformat që filloi Donad Trump por disa liderë politik në Shqiperi dhe Kosovë u rebeluan.

Në Shqipëri Berisha dhe Meta sulmuan sekretarin e shtetit Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim.

Ata akuzonin çdo kënd si të korruptuar nga SOROS duke krijuar alibinë e puçit ndërkombëtar.

Çuditërisht prej disa ditësh ata kanë bindur elektoratin që fitorja e Trump është fitorja e tyre.

Kulmi arriti me urimet nga burgu që Ilir Meta i dërgonte Donald Trumpit dhe e uronte të punonin bashkë.

Berisha nga ballkoni e quajti binjakun e tij Trump. “Të dyve na kanë bërë atentat ne rrugë” - tha.

Berisha dhe Meta po e keqpërdorin aq shumë Trump-in sa po i heqin çdo mundësi vetes për tu mbrojtur kur qeveria e Trump të dal dhe të thotë sukseset e Trump në Ballkan dhe Shqiperi janë: SPAK, reforma në drejtësi, Lista Non-Grata dhe arrestimi liderve të inkriminuar.

Gjithsesi Berisha dhe Meta kanë hall ta shtynë ca muaj duke gënjyer njerzit e ndershëm dhe të varfër që u shkojnë pas.

Për momentin po tregojnë dashuri për gjermanin Trump a thua sikur gjyshin e ka nga Skrapari.

Ditën që Trump do nu tregojë arsyet pse ju hoqi vizat amerikane, atëherë do dalin do thonë:

“Edhe Trump u korruptua njësoj si Biden nga Soros. Ne jemi s’jemi anti-amerikan, por jemi thejsht kundër çdo qeveria amerikane”

Ruajeni këtë analizë se do ju duhet pas disa muajsh për të krahasuar si dashuria e sotme për Trump do kthehet në urrejtje të atyre që dhe hidhnin këngë dhe valle.

Thjesht zhgënjimi i dytë i tyre nuk do vonojë.

Atë ditë gjithë Shqipëria do gëzojë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë