43-vjeçari nga Fieri humbi jetën rrugës për në Tiranë, familja padi në Prokurori ndaj mjekëve

43-vjeçari nga Fieri humbi jetën rrugës për në Tiranë, familja padi në Prokurori ndaj mjekëve

Familjarët e Besnik Ramajt

FIER- Ditën e sotme anëtarë të familjes të së ndjerit Besnik Ramaj kanë bërë një denoncim në Prokurorinë e Fierit lidhur me ndarjen nga jeta të 43-vjeçarit.

Më 23 dhjetor familjarët kanë shtruar në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit, të ndjerin 43-vjeçar i cili kishte kriza diabeti. Pasi është ekzaminuar dhe ka marrë mjekimin nga personeli, gjendja e të riut është rënduar dhe për këtë arsye është dërguar në spitalin e Tiranës por fatkeqësisht humbi jetën rrugës.

Mbas disa ditësh ata sot të shoqëruar dhe nga avokati kanë bërë një denancim në prokurori ku akuzojnë institucionin e spitalit për mjekim të gabuar dhe që nuk e dërguan më herët të riun në Tiranë.

Ndërkohë drejtuesja e spitalit Nevila Shuke thotë se janë bërë të gjitha egzaminimet mjeksore të të ndjerit dhje nga mjekët është kërkuar që të mos çohej në Tiranë. Sipas Shukes, kanë qënë familjarët ata që I kanë marrë përsipër të gjitha risqet për ta dërguar në Tiranë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen