Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?

Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?

Sali Berisha

Në vend që të gëzohet për lirimin, Sali Berisha këmbëngul të gënjejë. Edhe në ditën kur mund të kthehet përfundimisht në selinë e partisë së tij, Berisha dhe partia e tij gënjejnë. Berisha nuk u shpall i pafajshëm. Akuza ndaj tij nuk u rrëzua dhe as SPAK nuk e tha se kishte bërë një gabim. Ai nuk u lirua as pas protestave apo mbi 300 mitingjeve nga ballkoni. Në fakt, realiteti është krejtësisht i ndryshëm: pasi në çdo proces penal ka faza, dhe duke qenë se hetimet tashmë kanë përfunduar dhe gjykimi është gati të përfundojë në sallën e gjyqit dhe të arrihet me një vendim, gjykata vlerësoi se nuk ishte më e nevojshme për të mbajtur Berishën në arrest shtëpie.
 
E vetmja akuzë që bie, pra, është ajo e PD-së, e cila gjithmonë e ka konsideruar arrestimi e Berishës si një zgjedhje të qëllimshme të SPAK-ut (dhe Edi Ramës) për ta penguar atë të marrë pjesë në fushatën elektorale dhe për t'i mbyllur gojën liderit të opozitës. Përkundrazi, ka mundësi që sot të jetë liruar pikërisht sepse është lider politik në prag të një fushate elektorale. Ndryshe nuk mund të shpjegohet për shembull pse Sali Berisha është i lirë dhe Vangjush Dako (për të përmendur një emër të lidhur me mazhorancën socialiste) është ende në arrest shtëpie!
 
Gjykata ka vendosur revokimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’ për të pandehurin Sali Berisha, për shkak se nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit”,– sqaroi për BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në këtë gjykatë, Elsa Lita.. Siç shihet edhe nga komunikata, Sali Berisha vazhdon të konsiderohet “i pandehur” për krimin e korrupsionit, ndaj do të jetë vetëm një vendim gjyqësor që mund të vërtetojë nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Lirimi i tij sot nuk ka asnjë lidhje me krimet e tij dhe akuzat ndaj tij, të cilat mbeten në fuqi.
 
Por problemi është se Sali Berisha ka një tmerr të vërtetë: tani që nuk është më në arrest shtëpie (ku përfundoi me zgjedhjen e vet, pasi vendosi të mos respektojë detyrimi paraqitje, për më tepër e konsideroj plotësisht të ligjshme nga Gyjkata Kushtetuese), ai e ka humbur argumentin e dëshmorit dhe të burgosurit politik për të justifikuar humbjen e tij të afërt dhe të mundshme zgjedhore. Tani që është i lirë, Sali Berisha nuk ka më alibi. Ai duhet të fitojë zgjedhjet dhe nëse humbet duhet të japë dorëheqjen dhe të kthehet në shtëpi. Këtë herë përgjithmonë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen

Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen