446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë

Më 5 janar 2021 në Portin e Roterdamit, pasi skanohet me rrezet X, hapet një kontejner që vinte nga Amerika Latine me banane. Pas ekzaminimit ka rezultuar se bëhet fjalë për 446 kg drogë, e cila më pas është asgjësuar menjëherë. 

Në dosjen e SPAK për organizatën kriminale të Suel Çelës ky dështim e acaroi shumë atë. Dhe për këtë Prokuroria e Posaccme ka analizuar bisedat e tij në SKYECC me bashkëpunëtorët si Ergys Dashi I cili ishte organizatori, bashkëfinancuesi dhe siguruesi. Gjatë gjithë dosjes ai del si një person që kreyn trafik kokaine në disa vende të Evropës, ndërsa ka lidhje të fuqishme me grupet kriminale dhe autoritete në Ekuador. Dashi do të ezkutohej në pas në një atentat mafioz më 22 janar 2022. Të përfshirë janë edhe Gazment Disha, Xhino Roka, Renato Hasani dhe Hajdar Lala alias Sefa dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjithsesi me role të mirëpërcaktuara. 

Ngarkesa ishte nisur nga Ekuadori në drejtim të Holandër më 14 dhjetor 2020. Ndërsa bisedat për organizimin e trafikut SPAK I disponon nga shtatori 2020, ndërsa plani për të trafikuar sasinë e madhe të kokainës ishte thurur në zonën e tregut agroushqimor në Elbasan në një takim më 28 shtator 2020 mes Suel Çelës dhe Ergys Dashit. 

Vlera e një kilogrami drogë do të ishte 5500 euro, ndërsa fitimi llogaritej kolosal. Pagasa do të bëhej me 2 pjesë, gjysma para nisjes së ngarkesës dhe gjysma pas mbërritjes. Për të bashkëfinancuar operacionin Suel Çela kërkon të përfshijë edhe të shumëkërkuarin Ervin Mata, të cilit i referohet si “Boli” por ai nëse nuk shfaq interes dhe Çela do ta financojë të gjithë vetë.

“Rregullo at transfertën, nisim lekët, unë po flas me Bolin nëse ai ska qejf me marr pjesë të kjo punë. 

Por nga transkriptimet e bisedave SPAK vërteton se Ervin Mata në një bisedë me Suel Çelës është gati të marrë pjesë në operacion, tek ajo që ata i thonë pjesa e nisjes. Biseda është zhvilluar me telefonin e Ergys Dashit, me të cilin ndahet të gjitha detajet e trafikut. Më pas Mata dhe Çela flasin vetë personalisht.

Biseda 14 tetor 2020

Ervin Mata: Ky thotë këtë muaj vjen kutija aty ke 188, 100%

Suel Çela (Marius Lulaj): shumë mirë (108)

Suel Çela do të financonte blerjen e 100 kilogramëve nga sasia e plotë dhe merrte përsipër që të gjithë sasinë ta shiste vetë në tregun evropian, ndërsa të gjitha fitimet do t’i sillte në Shqipëri. 105 . Për ccdo individ që donte të merrte pjesë, sado të vogël në ngarkesë, do t’i duhet të paguante 10% të grupi që kishte marrë përsipër transportin.

Në bisedat me Ergys Dashit, Suel Çelës dhe Ervin Matës,  përmendet fakti që gjithçka do të bëhej me mbështetjen e personave mes autoriteteve dhe agjencive ligjzbatuese ekuadoriane.

SPAK disponon transkriptimet e bisedave që lidhen me transferimin e parave në Ekuador, kryesisht një shumë prej 200 mijë paundësh, organizimin e transportit dhe si ndarjen e detyrave.(104)

 

Kjo foto e dërguar nga Suel Çela në drejtim të Gazmend Dishës më 11 dhjetor tregon se ngarkesa po niset.

 

Por në fund të muajit dhjetor, teksa prisnin mbërritjen e ngarkesës, e vërtetuar kjo nga bisedat intensive për ditë me radhë, anëtarët e grupit kriminal mësojnë se autoritetet holandeze e kishin zbuluar planin e tyre. Komunikimet janë nervoze mes Suel Çelës dhe Ergys Dashit, teksa ky i fundit dyshon se dikush është përgjuar, ndërsa Çela thotë se dikush i ka spiunuar. 

Ergy Dashi: Presim ça do ndodhi, vetëm përgjime

Suel Çela: Dikush ka dhënë info policisë aty

Suel Çela kërkon për dështimin e operacionit ndëshkim nëse ka dikush që ka tradhtuar, ndërsa në po të njëjtën periudhë ai kishte paralelisht një tjetër tentativë për  trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në bashkëpunim me Bujar alias Marsel Shega, që kishte edhe biznese dhe ndihmonte në pastrimin e parave.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 27/11/2024 22:39

    pra porositesi i vrasjes se ervis martinaj qenka ervin mata

    Përgjigju
  • lmaja: 27/11/2024 14:42

    Si ka mundesi qe kriminnele te tille,,si puna e dumanit me shoke te vepronin lirisht ne elbasan..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë