Një aksident ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor:
Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 13 të plagosur në disa qytete, 1 në gjendje të rëndë
