/ATSH/ - 45 studentë nga Universiteti Amerikan i Brukselit vizituan sot ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Stafi i MPJ-së zhvilloi një leksion të bazuar në "Rrugëtimin e Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian dhe Rolin e saj në NATO", për 45 studentët.
Leksioni, veç temës së tij, u shoqërua me një seri pyetjesh të shtruara nga interesi i lartë i stutentëve amerikan për t'u njohur mbi çështjet e vendit tonë, si dhe u përmbyll me opinionin e mirë të krijuar për Shqipërinë pas vizitës së tyre.