45 vite këpucar, 61-vjeçari nga Dibra: Zanati më jep lumturi! S’të bën pasanik, po s‘të lë pa lekë

DIBËR- Puna nuk i është mërzitur edhe pse prej 45 vitesh kryen të njëjtin ritual. Këpucari Flamur Çela na mirëpret në punishte, ku rrëfen plot pasion zanatin që e ushtron prej moshës 16-vjecare.

 “Kam mbaruar kursin në 1976 nuk jam ndarë kurrë jo se skam pas mundësi por e kam dasht fort gjithë jetën, ndihem mirë se ky profesion është art në vete”. Profesioni është i artë, më ka bërë njeri, jam ndier i lumtur gjithë jetën. Kurrë pa punë, kurrë pa lek, dhe familjen e mban në mënyrë të shkëlqyer ka punë plot”, tregon ai.

Babai i tre fëmijëve është i lumtur se ka mundur ta trashëgojë zanatin tek i biri.

 “Nuk të bën pasanik por kurrë në jetë nuk të lë pa lek, dhe ngaqë e kam dasht fort ia kam mësuar dhe djalit dhe jam i kënaqur që djali e ka marrë si trashëgimi”, thotë Çela.

Kryesisht nën riparime por mund të prodhojë dhe këpucë e canta të reja. I dashuruar me profesionin, Flamuri thotë se të lë kurrë pa para.

 “Profesioni është byzylyk ari për dore, por duhet ti përkushtohet, ska pa përkushtim, mendjen duhet ta kesh femer të të pjellë mendja në profesion. Nuk është vetëm puna por dhe mënyra e komunikimit me klientin është art më vete, nëse nuk e bind, nuk të vjen here tjetër”, vijon Çela.  

Këpuçari 61 vjeçar nga Peshkopia nuk e ka menduar asnjëhere emigrimin, ndaj apelon të rinjtë, të kthejnë sytë degët profesionale.  

 “Për brezin e ri, duhet tu kthehen të gjitha profesioneve. Keq më vjen për ata që largohen pa punë pa adrese, rinia ti kthehet profesioneve”, përfundoi 61-vjeçar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion