45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule në Portin e Durrësit, arrestohet administratori dhe agjenti doganor i kompanisë që porositi mishin nga Brazili

DURRËS- 45.5 kg kokainë u kap mbrëmjen e së mërkurës në kontejnerin me mish pule në Portin e Durrësit, ndërsa këtë të enjte në pranga kanë rënë 30-vjeçari nga Prishtina Arben Ferizi, administrator i kompanisë  'Apetit Group' dhe Egert Vargu agjent doganor dhe njëherësh anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë, i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Report Tv ka siguruar foton e kontejnerit që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të kompanisë 'Apetit Group' me qendër në Kosovë dhe filial në  Maqedoninë e Veriut. Konteineri ka lëvizur tranzit në disa porte ndërkombëtare, nga Brazili në Marok, në Hamburg të Gjermanisë në portin e Pireut në Greqi për të mbërritur më 20 Maj në Portin e Durrësit. Kontejneri ka qëndruar për përpunim në terminal deri më 15 qershor ku u zbulua në skaner lënda narkotike e ndarë në 40 pako  dhe kamufluar me stampime të personazheve të filmave vizatimore ‘Goku’ dhe ‘Buda’.

Para hetuesve, Veizi ka mohuar se ka lidhjen me trafikun e drogës. Ndërsa ai rezulton anëtar i këshillit bashkiak të njësisë tetë në tiranë.

‘Nuk kemi lidhje me drogën. Kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i bëjmë online. Porosisim online dhe nuk kemi nga ta dimë se çfarë ka në konteiner. Kompani ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është shumë e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës’.- ka deklaruar ai.

Po ashtu edhe agjenti doganor, Egert Vargu është shprehur ka kryer vetëm  procedurat e zhdoganimit, pa pasur dijeni për 45.5 kg kokainë fshehur mes ngarkesës me mish pule.  

Kjo është sasia e dytë e cila është kapur brenda një kohe të shkurtër, brenda pak javësh në Portin e Durrësit. Vetëm pak javë më parë, u kap një tjetër sasi kokaine në një anije me qymyr e cila vinte nga Kolumbia. Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe bëhej fjalë për 59 kg. Të arrestuar nuk pati asnjë. 

Ergert Vargu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
45.5 kg kokainë në Durrës, një nga të arrestuarit anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë

1655375948_EGERTVARGU.jpg

Egert Vargu, i arrestuar si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’, në konteinerin e se cilës u gjet 45.5 kg kokainë, është anëtarë i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita ka braktisur këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë.

Para hetuesve ka deklaruar se është agjent i pavarura doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje. Pas arrestimit dhe procedimit penal ndaj tij,  i pezullohen funksionet publike.

Ora 10:51
Zbardhet dëshmia e të arrestuarve për kokainën në Durrës: Nuk kemi lidhje me drogën, porosinë e bëjmë online

1655366860_page.jpg

Report Tv ka zbardhur dëshminë e administratorit të kompanisë ‘Apetit Group’, Arben Veizit, i i cili ka mohuar se ka lidhje me kokainën që u gjet brenda konteinerit me mish pule.

‘Nuk kemi lidhje me drogën. Kompani ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet neve i bëjmë online. Porosisim onlin dhe nuk kemi nga ta dimë se çfarë ka në konteiner. Kompani ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është shumë e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje, nuk kam dijeni për praninë e lëndës narkotike në konteiner.’- tha ai.

Po ashtu edhe agjenti doganor Egert Vrapi, ka mohuar se ka dijeni për dorgën.

‘Skam asnjë lidhje me këtë punë. Puna ime ishte të bëj procedura zhdoganimi. Unë nuk i kontrolloj konteinerët. Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin’- tha ai.

Ora 10:10
Ky është konteineri brenda së cilit u gjet kokainë në Portin e Durrësit

1655366860_page.jpg

Report Tv ka siguruar foto të konteinerit me mish pule, brenda së cilës u gjetën 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit. Në kuadër të operacionit ‘Tranzit’ policia e Durrësit, gjeti drogë në të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, filial i kompanisë 'Apetit Group' me qendër në Prishtinë.

Ora 09:59
Brenda konteinerëve të saj u gjetën 45.5 kg kokainë, cila është kompania nga Kosova që porositi mishin e pulës nga Brazili

1655366247_APETIT.png

‘Apetit Group’ me qendër në Kosovë, është kompania e cila kishte porositur mishin e pulës nga Brazili, por që brenda konteinerit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 54.5 kg kokainë në Portin e Durrësit. Policia ka vënë në pranga administratorin e kompanisë Aben Ferizin dhe agjentin e saj doganor Egert Vrapin.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Logjika: 16/06/2022 12:50

    Akoma me kapje komunistash. Gjithe bota ben dorezim te kontrolluar dhe kap 10-20 veta. Ktu kapin kte te shkretin agjent doganor, merr 3000 leke per cdo praktike doganore. As nuk merret me porosine, as nuk e di se kur do vije dhe cfare do vije, thjeshte paraqet dokumentat ne dogane. Turp per policine, turp per shtetin. Nuk do jete e larget dita qe do boshatiset ky vend.

    Përgjigju
  • AKU: 16/06/2022 11:44

    Cesht ky mish qe porositet online?Cesht ky lloj mishi qe lejon shteti dhe e zhdoganon?Si mund te kontrollohet cilesia online?Online jane te gjitha matrapazlleqet.Ca mishi hakemi keshtu,sorra?

    Përgjigju
    • Kosovari: 16/06/2022 13:21

      O AKU jane pula te porositura nga nje firme Kosovare per Kosoven,perdore pak trurin mos e mbaj me leje ????????????????

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën