45-vjetori i pushkatimit të poetëve Leka e Blloshmi, Berisha merr pjesë në ekspozitë: Ia thanë diktaturës në sy se çfarë ishte

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një ekspozitë kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në kuadër të 45-vjetorit të pushkatimit të tyre.   Ekspozita mbahet po zhvillohet në godinën e ish-të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit dhe i kushtohet jetës dhe veprës së tyre.

Në fjalën e tij Berisha vlerësoi veprën e dy porteve, ndërsa tha se janë të vetmit shkrimtarë që e kanë paraqitur ashtu siç ka qenë diktatura në Shqipëri, arsye për të cilën u pushkatuan.

“Të shpreh nderimin më të thellë për sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dy poetëve të ri, vëllezër siamezë në idealet e tyre të lirisë, gjeni në krijimet e tyre letrare. Genc leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi do të thosha nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, në poezinë tonë si në rrafshin artistik ashtu edhe në domethënien e kohës në të cilën janë shkruajtur. Askush deri më sot nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës siç ka vërë Vilson Blloshmi tek saharaja e tij. Janë një tufë krijimesh jovuliminoze por janë në kuptimin më të vërtetë të fjalës, diamante në letrat tona, poezitë e tyre mund ti krahasosh me krijimet më të bukura në letërsinë tonë, përveçse ato kanë brenda kurajën guximin e dy të rinjve që i thonë në sy diktaturës se çfarë ishte ajo. Dua të shpreh nderimin për Bedri Blloshmin, pa punën e madh të tij nuk do kishim këto vepra, nuk do të ishim sot këtu në ekspozitë e cila paraqet me dokumente të gjithë sagën, kalvarin që përjetuan këto dy poetë të akuzuar se kishin sabotuar ekonominë bujqësore të fshatit për të cilën u ekzekutuan. Dua të shpreh nderimin më të madh për jetën dhe veprat e këtyre dy poetëve”, tha Berisha.

Më 17 korrik mbushen 45 vjet nga pushkatimi i dy vëllezërve poetë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Shënimi i Sali Berishës

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 29/07/2022 08:50

    Eshte tmerrsiht e padrejte vrasja e njeriut,veçmas eshte mekat vrasja e poetit,krijuesit shpirteror te nje poppulli dhe njerezimit.Por, sistemet politike e shoqerore kane vrare njerez, kane vrare edhe poet,artist e filozof,meshtar e veprimtar humanist.Eshte mekat!!!Po Salihu sa vrau?!!Pse vrau?!!Sa burgosi?!!Pse burgosi?!!Sa vrau vetem me 1997 e kendej??!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja