46 raste të reja…Kosova as sot nuk ka shënuar vdekje nga Covid-19

46 raste të reja…Kosova as sot nuk ka shënuar vdekje nga Covid-19

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është konfirmua asnjë vdekje nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike deklaroi se në 24 orët e fundit ka diagnostikuar 46 raste të reja pozitive nga testimi i 580 mostrave. Gjithashtu u njoftua edhe për 62 pacientë të shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 15,620 raste pozitive, 625 viktima dhe 13,554 të shëruar.

Raste aktive në Kosovë janë 1,441.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 33 551 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 749.

2 viktima dhe 191 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e Covid-19. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me shtimin e rasteve të ditës së sotme numri në total i të prekurve ka shkuar në 17 977 persona, ndërsa që prej fillimit ta pandemisë kanë humbur jetën 739 pacientë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë