48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

Tiranë

Për ata që nuk janë të familjarizuar, Tirana ka gjithçka çfarë ju duhet për një arratisje perfekte europiane. Trashëgiminë e saj osmane, atë të periudhës së komunizmit, gastronomi dhe jetë nate, shkruan Dilvin Yasa në një artikull të botuar në të përditshmen australiane ‘Escape’

Afërsia me qytetet spektakolare që ndodhen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një tjetër avantazh. Brenda pak orësh me makinë mund të arrini në destinacione të njohura si qyteti me kështjellë i Krujës apo qyteti i Beratit. Ndërkohë, riviera e mahnitshme shqiptare është fare pranë, dhe për ata që kërkojnë një qytet turistik klasik, vetëm 30 minuta larg ndodhet Durrësi.

Shtojmë këtu edhe mungesën e turmave gjatë sezonit të verës dhe çmime të përballueshme, që e bëjnë Tiranën një mundësi të shkëlqyer evropiane. Por si është e mundur që Tirana dhe Shqipëria në tërësi të kenë mbetur “jashtë radarit” për kaq gjatë? Është një pyetje që do t’ju shoqërojë teksa eksploroni itinerarin e mëposhtëm.

Dita 1: Mëngjes

Filloni ditën me një shëtitje në sheshin Skënderbej, zemra e qytetit. Mund t’i bëni homazhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me statujën e tij madhështore mbi kalë, por arsyeja kryesore për të qenë këtu është murali socialist mbi Muzeun Historik Kombëtar. Pasi të shijoni pamjen, vizitoni Xhaminë e Et’hem Beut, një xhami e ndërtuar në fund të shekullit të 18-të. Edhe pse nuk ka madhështinë e Xhamisë Blu të Stambollit, është monumenti i vetëm fetar që i mbijetoi komunizmit dhe është restauruar në mënyrë të shkëlqyer.

Afër ndodhet Kalaja e Tiranës, një vend i epokës bizantine, brenda së cilës ndodhen restorante, kafene dhe dyqane artizanale. Për drekë, sugjerohet restoranti Tartuf Shop, i specializuar në gatime me tartuf, me çmime tepër të arsyeshme. Mos harroni një ekspres në Rrugën Murat Toptani, një rrugë pedonale e bukur, e mbushur me pemë.

Dita 1: Pasdite

Rezistojini tundimit për të vizituar Piramidën e Tiranës – struktura është më pak mbresëlënëse se vetë emri i saj. Në vend të saj, vizitoni Muzeun e Mbikëqyrjes Sekrete, të njohur si “Shtëpia e Gjetheve”, një muze që dokumenton epokën e survejimit gjatë komunizmit.

Më pas ndaloni te Bunk’Art 2, një bunker bërthamor i kthyer në muze që tregon historinë e dhimbshme të terrorit komunist. Nëse e ndjeni se mund të përballoni më shumë, Bunk’Art 1 është gjithashtu një opsion, edhe pse për shumë është një përvojë intensive për një ditë të vetme.

Dita 2: Mëngjes

Parku i Madh i Tiranës është një vend ideal për të nisur ditën me liqenin e tij artificial dhe kafenetë buzë tij. Megjithatë, për një përvojë më mbresëlënëse, merrni teleferikun Dajti Ekspres, i cili është më i gjati në Ballkan (4.7 km). Udhëtimi me teleferik ju çon në malin e Dajtit, ku mund të bëni shëtitje, të eksploroni natyrën ose thjesht të relaksoheni në një nga baret e zonës.

Dita 2: Pasdite

Pas një mëngjesi aktiv, drejtohuni në restorantin Era në ish-Bllok, ku do të gjeni gatime tradicionale të shijshme dhe një atmosferë të ngrohtë. Mos lini pa provuar pudingun e famshëm të orizit.

Pasi të keni ngrënë, bëni një shëtitje në zonën e Bllokut, një lagje e njohur për historinë dhe energjinë e saj. Ndërsa jeni aty, ndaloni për një pije në Radio Bar, përpara se të eksploroni lagjen Pazari i Ri. Këtu do të gjeni suvenire, produkte artizanale dhe një atmosferë unike të tregut tradicional./ Escape

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis