Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Thethi mëngjesin e kësaj të enjteje. I mbushur me turistë, kreu i qeverisë thotë se kjo është magjia e Thethit.

“Mirëmëngjes dhe me magjinë e Thethit, mes majave të Alpeve Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë.

Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Të pasionuarit pas hiking-ut e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore dhe natyrën e egër të Veriut.

Një zip line spektakolar i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve, duke e bërë përvojën edhe më të paharrueshme.