TIRANË - Linja Kombëtare për fëmijët e humbur raporton shifra alarmante të fëmijëve shqiptare të cilët në katër vite janë bërë pre e trafikimit. 49 fëmijë raportohen të humbur vetëm në Shqipëri, ndërkohë në botë në një ditë raportohen 8 milionë. Mosha 14 vjeç është më e rrezikuar nga trafikimi.
Linja kombëtare për fëmijët e humbur në Shqipëri në kuadër të ditës ndërkombëtare për këtë kategori personash raporton shifra tronditëse për fëmijë shqiptar të humbur në katër vitet e fundit.
Raporti i publikuar tregon për një 7-fishim të numrit të fëmijëve të humbur në Shqipëri. Ndërkohë theksohet se shifrat janë bazuar tek telefonatat dhe rastet e trajtuara gjatë periudhës 2009- 2014. Në katër vite raportohen 49 fëmijë shqiptarë të humbur dhe të pagjetur ende.
Sipas raportit fëmijët vajza dhe fëmijët nën 14 vjeç janë më të ekspozuar ndaj fenomenit të humbjes, rrëmbimit dhe trafikimit. Çdo ditë në botë humbasin rreth 22.000 fëmijë apo 8 milion fëmijë në vit. 1 në 7 fëmijë të humbur ka më tepër gjasa që të bëhet viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit.
30% e viktimave të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve janë me origjinë nga vendet e Europës Juglindore. Linja kombëtare për fëmijët e humbur ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrin 116 ku raportohet se çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia në Shqipëri.
Arratisja apo largimi nga shtëpia e fëmijëve dhe adoleshentëve nga disa orë në disa ditë është forma më e përhapur e manifestimit të refuzimit që fëmijët në Shqipëri i bëjnë situatave familjare, dhunës, abuzimit dhe neglizhimit.
Qëllimi kryesor i Ditës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur është të inkurajojë të gjithë institucionet dhe shoqërinë që të mendojnë për fëmijët e humbur dhe për të përhapur mesazhe shprese.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.6%
-
Të gabuar
21.3%
-
Nuk kam mendim
8.1%
Vota total: 221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01