SPAK ka zbardhur sa paguante rrjeti i Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për blerjen e kokainës, ngarkimin e saj në anije dhe nxjerrjen nga portet europiane.

Sipas hetimeve, një kilogram kokainë kushtonte 4.100–4.200 dollarë, përfshirë transportin deri në portin e Villetës në Paraguaj, ku paguheshin edhe 1.300 dollarë ryshfet për kilogram për ta futur në anije.

Në Europë, për ta nxjerrë kokainën nga porti, pagesa ishte 15% e ngarkesës dhe zakonisht bëhej me vetë drogën.


Lajmi kryesor:

Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara