Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.366 testime për COVID dhe nga këto kanë rezultuar pozitivë 493 persona.
Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 15 pacientë.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 827 94 testime dhe pozitivë kanë rezultuar 60 706 persona, kurse viktimat deri më sot janë 2 488.
19.600 janë aktualisht aktivë me COVID në Maqedoni.