Pothuajse të gjitha femrat i urrejnë qimet në trupin e tyre dhe dëshirojnë që këtë problem ta zgjidhin, ndaj kjo është zgjidhja më e mirë e ofruar nga ana estetike. Mirëpo, ka disa arsye që të mos i hiqni.

Ja 6 arsye pse femrat e padepiluara konsiderohen më seksi dhe inteligjente

1- Plagët shpejt shërohen
Nëse krahasojmë plagën e cila gjendet nga ana e brendshme e dorës, ku nuk ka qime, dhe plagën e cila gjendet në një vend ku ka qime, kjo e dyta do të shërohet më shpejt. Kjo ndodh për shkak se rrënja e qimes përmban qeliza amë të cilat ndihmojnë në shërimin e plagës.

2- Të mbrojnë nga dielli
Qimet që i kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, kanë si funksion të parë që të na mbrojnë nga ndikimet e jashtme, para së gjithash, nga i ftohti, por edhe nga ndikimet e dëmshme të rrezeve të diellit. Natyrisht, sot njeriu nuk ka edhe aq shumë qime në trup sikur paraardhësit tanë, mirëpo megjithatë ato ndikojnë në mbrojtje nga ndikimet e dëmshme të rrezeve të diellit.

3- Mbrojnë nga pezmatimet
Në disa vende, ku mund të ndodhin fërkime të lëkurës, qimet mund të sigurojnë një dozë “rrëshqitëse” dhe të pengojnë fërkimin nga i cili shkaktohet pezmatimet. Ajo që është e pakëndshme është që ato pjesë të lëkurës në të cilat femrat kryesisht dëshirojnë të mos kenë qime, siç është zona e bikinit, janë zonat që kanë qime më shumë.

4- Qarkullimi i gjakut

Gishtat e këmbëve mund të jenë treguesi më i mirë i qarkullimit të mirë të gjakut, sepse për shkak të qarkullimit të keq, ato qime mund të bien. Kjo tregohet qartësisht në gishtat e këmbës.

5-Aroma natyrore
Heqja e qimeve nën sqetull vështirëson zgjerimin e aromave natyrore. Edhe pse ato aroma ne i konsiderojmë si ndyrësi, ato megjithatë kanë funksion natyror, ndërkaq ai funksion është edhe tërheqja e partnerit potencial seksual.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)