5 bashki pa kryetarë, juristi Kume për Report Tv: Ngërçin e zgjidh 'Kushtetuesja', zgjedhjet e parakohshme vendore janë të nevojshme

Edhe pse 5 nga  61 Bashkitë e vendit janë pa kryetar të zgjedhur, konstitucionalisti Kristaq Kume në një intervistë për Report Tv,  thotë se duhet pritur vendimi i Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, për të parë nëse duhet të zhvillohen  zgjedhje të parakohshme.

"Zgjedhjet e parakohshme varen nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Së bashku me vendimin pres të vendos detyrimin për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Edhe nëse gjykata nuk shpreh vendimin për zgjedhje të parakohshme, ato do të jenë të domosdoshme për tu bërë jo vetëm në aspektin ligjor por edhe në atë moral", shprehet ai. 

Sipas Kumes cilidoqoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, do të sjellë zgjidhje për situatën aktuale.

"Aktualisht Vora, Durrësi, Rrogozhina  dhe Dibra drejtohen nga kryetar të  emëruar dhe jo të zgjedhur, ndërsa Voltana Ademi e Shkodrës vijon të mbajë mandatin përtej afateve. Kryetarët e rinj të bashkisë Shkodrës  dhe Vorës u larguan pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa në Bashkine  e Rrogozhinës vakanca u krijua pasi kryetari u nda nga jeta. Kryetarja e bashkisë Durrës dha dorëheqjen pas deklaratës se ishte e kënaqur me numrin e viktimave të tërmetit. Ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit", tha  juristi i njohur.

Mungesa e kryetarit të Bashkisë sipas konstitucionalistit Kume, sjell keqmenaxhim të punëve të qytetit siç është rasti i Durrësit.

"Kjo zgjidhje mbartin  me vete mundësitë për një administrim jo normal. Referuar faktit qe bashkit duhet të qeverisen nga njerëz qe marrin votën e qytetarëve, pasi edhe ligji e shikon si zgjidhje për të çmontuar ngërçin aktual dhe jo menaxhimin në kohë të gjatë", vijoi Kume.

Konstitucionalisti i mëshon idesë se zgjedhjet vendore duhet të mbahen vetëm pasi të jenë bërë ndryshime ligjore jo vetëm në Kodin Zgjedhor por edhe në reformën territorial dhe Ligjin për qeverisjen vendore.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër