5 çmime në festivalin 'Jorgjia Truja'
triumfojnë dy fitues nga Kosova

5 çmime në festivalin 'Jorgjia Truja'<br />triumfojnë dy fitues nga Kosova
Ka nisur këtë javë festivali i zërave të rinj “Jorgjia Truja”, i cili do të vijojë deri më 27 mars. Ky festival ka sjellë në Tiranë sopranon e shquar Inva Mula, e cila po jep kontributin e saj si Kryetare Nderi e Festivalit.
 
Pas koncertit që u mbajt në datat 20 e 21 mars, finalistëve  që morën çmimet e para e të dyta me emrin “Jorgjia Truja” kanë performuar më 23 mars në Ministrinë e Kulturës kompozime operistike shqiptare e më gjerë.
 
Juria vlerësoi me çmime Granit Musliun nga Prishtina, Artur Verën nga Durrësi, Alessia Merepezën e  Xhoiden Dervishin nga Tirana. Ndërsa çmimin “Lirika Italiane' e mori sopranoja nga Prishtina Edonjeta Hajdari. 

“Kam ardhur ditën e hënë kam marrë pjesë, aty kam fituar çmimin e dytë dhe kam fituar dhe të drejtën për të marrë pjesë këtu. Synoj të këndojë rolet e operave të njohura që i dua unë dhe i kam ëndërr t’i këndojë”, u shpreh Edonjeta Hajdari. 

Në garë kishte zëra interesantë dhe me ngjyra të pazakonta. Artistja Inva Mula pas ndarjes së çmimeve ofroi edhe një Masterclasse që do ta zhvillojë më 29 Mars ne Liceun Artistik 'Jordan Misja'.
 
Ndërsa sopranoja e njohur Edit Mihali që jep edhe lëndën e kantos, u shpreh se vërtetë ka shumë talente e zëra të bukur, por ata rrezikohen të humbasin nëse nuk ushtrohen profesionalisht.

“Konkurset janë gjithmonë të favorshme, të nevojshme, të domosdoshme për të rinjtë, për të provuar veten dhe në fund të fundit dhe për të parë talentet e reja. Është shumë e rëndësishme kultivimi i zërit. Gjithmonë Shqipëria është shquar për zëra të bukur dhe është shquar që ka pasur bollëk. Nëse do të vije në teatrin e Operas ti do të kishe 10 soprano të ndryshme në koloraturë, lirike, dramatike”, u shpreh Mihali.

Festivali i zërave të rinj operistik mban emrin “Jorgjia Truja”, sepse siç dihet, fillimi i artit vokal profesionist në Shqipëri ka filluar me këtë soprano të madhe e pianisten Lola Gjoka me 1932 . Festivali ka bashkudhëtuar dhe me sopranot Tefta Tashko e Maria Kraja, si dhe pianistin Tonin Guraziu deri në ditët e sotme. Ky festivali vjen si produksion i Altin Bulit, ndërsa drejtoreshë artistike është Klodi Zheji. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit