5 ditë i zhdukur në bjeshkët e Valbonës, asnjë gjurmë nga turisti lituanez (FOTO)

5 ditë i zhdukur në bjeshkët e Valbonës, asnjë gjurmë nga turisti lituanez (FOTO)

Foto nga operacioni i kërkimit në Valbonë

VALBONË- Ende nuk ka asnjë gjurmë nga turisti lituanez, i cili rezulton i zhdukur në bjeshkët e Valbonës. Në ndihmë të Shqipërisë për kërkime ka ardhur edhe shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Turisti 34-vjeçar T.K më datë 6 shtator ka dalë për të ngjitur majën e Rosit në Valbonë. Ai ka lënë dokumentet në bujtinë dhe sendet e tjera private, pasi pritej që të kthej. Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi kërkimet nga toka dhe ajri nuk kanë pasur asnjë rezultat.

Nuk dihet nëse turisti ka humbur orientimin apo ka pësuar ndonjë aksident. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se dje, 9 shtator, është ndërprerë aksioni deri në grumbullimin e informacioneve të tjera.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar