5 ekipe të mëdha kërkojnë Griezmann
100 milion euro duhen bërë gati për të

5 ekipe të mëdha kërkojnë Griezmann<br />100 milion euro duhen bërë gati për të
Duket se merkatoja e verës ka filluar më shpejt se sa pritej dhe klubet kanë nisur me ofertat për lojtarët që duan për të kompletuar ekipet e tyre.
 
Francezit Griezamann i kanë ardhur 5 oferta nga klube të mëdha në Angli dhe Spanjë.

Manchester United, Chelsea dhe Manchester City duan që lojtari francez të luajë në Premiere League por Barcelona dhe Real Madrid duan që sulmuesi 26 vjeçar të qëndrojë në Spanjë.
 
Këto oferta i ka konfirmua nje prej agjentëve të lojtarit, Eric Olhats, i cili ka thënë se "klubi që e do me të vërtetë Griezmann në ekip duhet të bëjë gati 100 milion euro", trasmeton radio RMC.
 
Griezman luan që prej 2014 me Atletico Madrid dhe doli i treti në klasifikimin për Topin e Artë 2016, pas Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)