AUSTRALI- 5 persona kanë kaluar 9 orë në një ishull të vogël para se të shpëtoheshin nga një helikopter i policisë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur pranë bregut të Queensland të Australisë. Grupi i përbërë nga 3 burra dhe 2 gra kishte shkruar një mesazh SOS në një rërë të ngritur, pranë ishullit ku ndodheshin.
Një prej të shpëtuarve, Lyn Forbe-Smith tha për mediat vendase se së bashku më shokët e saj ishin nisur në një ekskursion në ishull dhe kishin ankuruar varkën e tyre pak metra larg bregut. Por pas disa minutash grupi vuri re se rryma e fortë e ujit kishte marrë me vete varkën duke i lënë të bllokuar në ishull. Ajo shtoi se me vete kishin vetëm krem plazhi dhe celularët të cilët nuk ju hynin në punë pasi nuk kishte valë.
Lyn së bashku me shokët e saj vendosën të ngjiteshin sa më lart në ishull nga frika e baticës, pasi besonin se do të kalonin natën aty.
Policia Ujore e Queensland u alarmua kur gjeti një varkë të braktisur në një cektirë dhe nisi menjëherë kërkimet për të mbijetuar. Skuadra e shpëtimit dalloi një mesash SOS në një pjesë rëre të ngritur mbi nivelin e detit dhe pranë saj panë grupin e 5 personave mbi shkëmbinjtë e ishullit.
Përveç disa djegieve të lehta nga rrezet e diellit 3 burrat dhe 2 gratë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com