4 gjërat që nuk duhet t’ia vendosni synim vetes për t’i ndryshuar në vitin 2023

4 gjërat që nuk duhet t’ia vendosni synim vetes për t’i ndryshuar në vitin 2023

Viti i Ri 2023 do të na presë duke marrë vendime të reja. Megjithatë ka disa vendime që ju duhet t’i shmangni për të mos e zhgënjyer veten në fund. Shqiptarja.com ju sjell një listë të zgjedhjeve që nuk duhet t’ia premtoni vetes kurrë në këtë nisje të vitit të ri.

T’i vendosni synim vetes të gjeni një partner

Të kesh një lidhje është një ndër përvojat më të bukura. Megjithatë, mos e detyroni veten që të këtë vit duhet të keni një marrëdhënie me patjetër. Lëreni atë të ndodhë natyrshëm. Që dikush të ketë një marrëdhënie të shëndetshme intime me një tjetër, së pari duhet të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me veten e tij. Në vend të kësaj, vendosni të njihni më mirë veten tuaj, dëshirat dhe nevojat tuaja, takoni më shumë njerëz.

T’i vendosni synim vetes të humbni peshë

Në vend që ta detyroni veten të humbni peshë, zgjidhni t'i bashkoheni palestrës ose një klubi vrapimi ose futuni në një kur kërcimi. Zgjidh të jesh i shëndetshëm në vend se të detyrosh veten të humbësh peshë se kështu ndihesh i detyruar nga shoqëria që të rrethon. Shëndeti juaj mendor është shumë më i rëndësishëm.

T’i vendosni synim vetes të mbani dietë

Të detyrosh veten për të mbajtur një dietë është një synim aq i keq sa të bindësh veten për të humbur peshë. Kjo jo vetëm që do t'ju bëjë të ndiheni keq për veten tuaj, por gjithashtu do të ndikojë në shëndetin tuaj dhe do t'ju çojë në zhgënjime. Në vend të kësaj, synoni të jeni të shëndetshëm, bëni stërvitje, mundohuni të ecni gjatë gjithë ditës në këmbë, shmangni lëvizjen me makinë ose urban dhe hani ushqimet tuaja të preferuara.

Të detyrosh veten të jesh ekstrovert

Mos i vendosni vetes synime që ju detyrojnë të ndryshoni personalitetin tuaj për shkak të disa stereotipeve standarde. Ne të gjithë sjellim diçka unike në këtë botë, prandaj mos e ndiqni tufën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)