5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, 939 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, 939 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

5 qytetarë kanë ndërruar jetë nga Covid në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton kanë ndërruar jetë një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç. Ndërkohë nga 3500 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 939 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë 20,498 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. 

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. 

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Rastet pozitive në bashki

442 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnje, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamëz, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Himarë, Maliq, Belsh.

Statistika (30 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         939
Të shëruar në 24 orë      1825
Të shtruar në spitale       168
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 3500

Testime totale              1,662,917
Raste pozitive                 258,021
Raste të shëruara             234,181
Raste Aktive                      20,498
Humbje jete                         3,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë            9124
Fier                 1840
Shkodër         1749
Vlorë                1457
Elbasan          1264
Gjirokastër      1107
Durrës             958
Berat                 891
Korçë               864
Lezhë                745
Kukës                 303
Dibër                  196

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm