Efektivi i policisë i plagosur në kokë gjatë protestës në Shkodër po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë në orën 17:50, polici me inicialet F.R. është futur në operacion për shkak të dëmtimit në kokë.

Në Spitalin e Traumës ndodhet edhe efektivi D.K., i cili është shtruar në Neurokirurgji për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, katër protestues vijojnë të marrin kujdes mjekësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mes tyre është edhe protestuesja E.P., e cila ndodhet në monitorim intensiv, por është e vetëdijshme dhe paraqitet në gjendje të mirë.

Aktualisht, në QSUT “Nënë Tereza” nuk ka asnjë person të lënduar që po merr trajtim mjekësor.


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme në Shkodër e Durrës, 8 policë të plagosur! Efektivi goditet në kokë me hekur, futet në operacion te Trauma (EMRI+VIDEO)