5 Maji/ Balla: Refuzojmë çdo përpjekje që hedh baltë mbi Luftën Antifashiste

5 Maji/ Balla: Refuzojmë çdo përpjekje që hedh baltë mbi Luftën Antifashiste

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e festimeve të 5 Majit në Muzeun Kombëtar. Në fjalën e tij, Balla ka theksuar se refuzon çdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste.

“Mesazhet e Luftës Antifashiste janë mesazhe që ne duhet t’i përcjellim me ngulm dhe pas asnjë lëkundje, tek të gjithë përfaqësuesit e gjeneratës tjetër dhe tek çdo vajzë e djalë që lind e rritet në këtë vend, që nuk do të ishte kurrë ky që është sot pa Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.” Ne refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste, nga çfarëdo anë që ajo vjen. Prej 28 vitesh vijojnë përpjekjet e dështuara të nxijnë LANÇ, por nuk ja kanë arritur dot. Dhe nuk do t’ia arrijnë edhe së fundmi. Nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo qeverie shqiptare", tha Balla. 

Balla tha gjithashtu se miratimi në Kuvendin e Shqipërisë  i ligjit “Për Statusin e Dëshmorit” është një konfirmim angazhimit të vazhdueshëm të PS në këtë drejtim.  

 “Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e saj në Qeverinë qendrore dhe ato vendore janë të angazhuar në kujdesin për varrezat e dëshmorëve në çdo qytet, kujdesin për lapidarët në kujtim të heronjve. Ligji që sapo kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Për Statusin e Dëshmorit” është një konfirmim i këtij angazhimi të vazhdueshëm tonin”, tha ndër të tjera Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda