5 Maji/ Meta, Ruçi, Xhaçka, Peleshi dhe shefi i Shtabit Bajram Begaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj, zhvilluan sot homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit.

Presidenti Ilir Meta në një prononcim të shkurtër për mediat, tha se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për të kujtuar të rënët për lirinë e vendit por edhe për tu angazhuar për të bërë më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

"Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme në historinë tonë, në ditën e Dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi i rinisë antifashiste Qemal Stafa dha jetën për lirinë e Atdheut kujtojmë jo vetëm Qemal Stafën por edhe Margarita Tutulanin, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin dhe gjithë e gjithë bijtë dhe bijat më të mirat e kësaj toke që bënë sakrificat më sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Sot është dita jo vetëm t'i nderojmë këta heronj dhe heroina të popullit tonë por njëkohësisht që angazhohemi që të bëjmë shumë më tepër që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjithë liritë që u takojnë në vendin e tyre, në mënyrë që Shqipëria të ketë vendin që i takon sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe sidomos që të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të kenë një të ardhme evropiane këtu në Atdheun e tyre", tha Ilir Meta.


Lajmi kryesor:

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Rama: Respekt përjetësisht! Meta: Dita e mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë! Basha, homazhe te varrezat


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse

Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse