5 Maji, politika e ndarë
në homazhet e Dëshmorëve

5 Maji, politika e ndarë <br />në homazhet e Dëshmorëve
TIRANE-Shënohet sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëvë të Atdheut. Ashtu si çdo vit tjetër është zhvilluar ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e Kombit, ku sic është bërë traditë e viteve të fundit, politika ka qenë e ndarë edhe në homazhet ndaj të rënëve.

Rreth orës 10. 00 Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministra te kabintetit, kreu i bashkise së Tiranës, Lulzim Basha e perfaqësues të tjerë të mazhorancës kanë mbërritur në varrezat e “Dëshmorëvë të Kombit” , ku kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, dhe kanë kryer homazhe.

Pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” Kryeministri tha për gazetarët se sot është dita për të nderuar me respekt dhe për tu përulur përpara mijëra burrave e grave shqiptare të cilët flijuan jetën 100 vjet më parë për pavarësinë e Shqipërisë, ata që dhanë jetën në luftën për çlirimin e vendit 1944 por dhe ata të cilët u flijuan në diktaturën mizore që u vendos në Shqipëri dhe që e shkëputi Shqipërinë nga trungu evropian.

“Ideali i tyre kombëtar ishte liria e kombit dhe sot shqiptarët janë të lirë. Ata luftuan që trojet shqiptare të jenë të lira dhe në përpjekjet e tyre për të bashkuar në të ardhmen evropiane që meritojnë.. Secili prej tyre që prehet sot nën flamurin e kombit kur vështron vendin e tij të përpëlitej për të qenë si shtet, sot sheh një vend anëtar të NATO-s që ecën me ritme të shpejta, shqiptarë të lirë e të sigurtë në të ardhmen e tyre”.
Një orë më vonë rreth orës 11:00, në memorialin “Nëna Shqipëri” ka vendosur kurora me lule edhe lideri i opozitës, Edi Rama, I shoqëruar edhe na deputetë të opozitës.
Në përfundim të homazheve kryesocialisti Rama dekalroi para mediave se “Do të bëjmë gjithçka mundemi që Shqipëria që duam të jetë ajo që deshën ata të cilët prehen këtu. Shqipëria që kemi sot nuk është Shqipëria që duam dhe për këtë do të vazhdojmë të luftojmë për idealet dhe idetë e Shqipërisë europiane. Për atë Rilindje Shqiptare për të cilën jemi të angazhuar.”
Në ceremoninë zyrtare mungonte Presidenti Bamir Topi, i cili ndodhet në Vatikan për një vizitë zyrtare.
(jd/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan