‘5 mijë euro me gomone në Angli’, avokati: Shqiptarët të mos joshen nga këto reklama! Kriminelët të arrestohen, u rrezikojnë jetën

Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani në një lidhje për Report Tv ka komentuar lajmin e fundit të Daily Mail, ku trafikantët shqiptarë bëjnë reklama në Tik Tok, për të kaluar shqiptarët me gomone drejt Britanisë për vetëm 5 mijë euro.

Për ‘Sot Live në Shqipëri’, avokati tha se kjo është kriminale, pasi vënë në rrezik jetën e shqiptarëve që joshen nga këto reklama dhe paguajnë për të kaluar me gomone. Hasani u shpreh se këta trafikantë duhet të arrestohen për tregti të tmerrshme me njerëzit, pasi u rrezikojnë atyre jetën.

“Këta kriminelë, është kriminale dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve. Duhet të jenë të në fokusin e shërbimeve të inteligjencës britanike, të arrestohet për të ndaluar këtë tregti të tmerrshme me njerëzit”, u shpreh Hasani për Report Tv.

Hasani thotë se qeveria e Rishi Sunak po përpiqet që të vërë sërish në jetë planin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda.

“Sunak vetëm javën e kaluar ka prezantuar një ligj shumë të ashpër që ka të bëjë me ringjalljen e projektit për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda. Gjykata britanike vendosi që Ruanda është një vend i pasigurt dhe nuk mund të dërgohen atje. Qëllimi i këtij projekti, është të ringjallë kthimin e emigrantëve në atë vend dhe të eliminojnë çdo lloj mundësi ligjore për ta kundërshtuar”, tha ai.  

Avokati tha se është ulur numri i shqiptarëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë dhe sipas tij shkak është bërë edhe vendosja sërish në fokus për dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Ai shton po ashtu se shqiptarët e kanë kuptuar rrezikun që ju kanoset jeta duke kaluar me gomone.

"Numri i shqiptarëve që vijnë në mënyrë të paligjshme me gomone ka rënë në maksimum, jo më pak se 90% është rënia e numrit të atyre që vijnë me gomone, arsye marrëveshja me Britaninë, tjetër se shohin që nuk është parajsa e premtuar dhe politika agresive që ka ndjekur Braverman. Fakti që Raunda është sërish në qendër të vëmendjes është një arsye që ka pasur rënie. Ka një ndërgjegjësim se ata që organizojnë këtë tregti vdekjeprurëse në disa raste, e kanë kuptuar që është përfitim financiar për ata. Shpresoj që shqiptaret mos të marrin këto aventura të rrezikshme dhe mos tu besojnë këtyre reklamave" , u shpreh Hasani. 

Avokati u bën thirrje shqiptarëve që të mos rrezikojnë jetën dhe të mos joshen nga këto rekalma në TikTok.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!