Shpërblim fundviti edhe kush del në pension në dhjetor! Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët

Ka nisur shpërndarja e shpërblimit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për të gjithë pensionistët që janë pjesë e skemës së Institutit të Skemës së Sigurimeve. Në total janë 688 mijë përfitues me fond prej 3.5 miliardë lekësh.

“Kategoritë që përfitojnë këtë lloj shpërblimi janë të gjithë pensionistët e pleqërisë, gjithë pensionistët familjarë, gjithë pensionistët e invaliditetit, ata që përfitojnë pension social, gjithë personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, përfshirë dhe ish ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, policisë së shtetit, drejtorisë së burgjeve, zjarrfikësve, shërbimit informative shtetëror, dhe të gjithë kategoritë e tjera të cilat kanë dalë para kohe në pension, siç janë trajtimet e të veçanta të minatorëve, trajtimet e veçanta të ish punonjësve të policisë ushtarake gjithë minatorët metalurgët dhe naftëtarët që kanë dalë para kohe në pension”, tha Drejtori i ISSH.

Bonusi ka nisur të shpërndahet që në datën 16 dhjetor, dhe të gjithë pensionistët që kanë shkuar për të tërhequr pagesën mujore kanë marrë dhe shpërblimin, ndërsa qytetarët që kanë marrë pagesën mujore në ditët e kaluara, mund ta tërheqin pranë postës çdo ditë deri në orën 17.00 sipas një grafiku të hartuar. 

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ervin Bushati, tha se do të punohet edhe jashtë orarit vetëm që këto shpërblime të shpërndahen.

"Këto janë para që të gjitha do shpërndahen, do punojmë jashtë orareve, edhe të shtunave, vetëm që këto qytetarë të kenë këto para"-tha Bushati.

Të gjithë përfituesit kanë afat 3 vite për të tërhequr bonusin, dhe shpërblimin e marrin dhe ata qytetar që dalin në pension deri në 31 dhjetor. Ndërkohë drejtori i ISSH Astrit Hado ka sqaruar se qytetarët që marrin më shumë se 1 pension do të marrin vetëm një shpërblim. 

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mposht Flamurtarin në finalen e pestë dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 41-të

Basketboll femra/ Tirana mposht Flamurtarin në finalen e pestë dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 41-të