5 milion euro arsimit profesional 
Klosi: Investime në Fier e Lushnje

5 milion euro arsimit profesional <br />Klosi: Investime në Fier e Lushnje
Italia do jetë një nga partnerët kryesorë të vendit tonë në zhvillimin e Arsimit Profesional edhe për vitin 2016. Për këtë qëllim është nënshkruar sot në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Memorandumi i Mirëkuptimit midis Shqipërisë dhe Italisë, i cili bazohet mbi Protokollin dypalësh italo-shqiptar 2014-2016, dhe që parashikon shprehimisht që “kontributi italian në arsim dhe formim profesional, prej 5 milion eurosh, do të përqendrohet në ata sektorë prodhues ku Shqipëria ka një potencial të madh dhe Italia një përvojë të shkëlqyer”, siç është bujqësia dhe agrobiznesi. 

Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Curtillo kanë nëshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional, përmes të cilit do të investohen rreth 5 milion euro.

blendi klosi
 
Firmosja e memorandumit është bërë në ministrinë e Mirëqënies Sociale, ku Klosi ka deklaruar se përmes këtij memorandumi do të investohet në shkollat profesionale të Fierit e Lushnjës duke qenë se arsimi profesional ëhstë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Jemi mbledhur sot këtu për të hedhur një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet italo-shqiptare në sektorin e arsimit dhe formimit profesional. Sot firmoset një Memorandum Bashkëpunimi midis dy vendeve tona, fryt i një pune të përbashkët disamujore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe të Kooperacionit Italian për Zhvillim. Është një investim shumë i rëndësishëm prej plot 5 milionë eurosh për Arsimin dhe FormiminNdarja e Shqipërisë për arsimin profesional do të jetë e studiuar. Përmes punës së denjë të prodhojmë nxënës të arsimuar e profesionistë të vërtetë. Përmes këtij investimi në Fier e Lushnjë, do realizohet një sistem i një projekti strategjik për zhvillimin e arsimit profesional duke ia bashkangjitur edhe shkollën e ekselencës” tha Blendi Klosi.
 
Sipas tij në Shqipëri do të ketë  3 shkolla të tilla, ekselence, si një model për arsimin profesional, ndërkohë që iu ka kërkuar stafeve të këtyre shkollave që të përgatiten dhe të nxjerrin breza të vërtetë profesionistësh.

“Investimi parashikon rikonstruksionin e godinave të shkollave, krijimin e laboratorëve,  të gjitha këto të një teknologjie bashkëkohore, për të realizuar në këto shkolla një arsim profesional, i bazuar tashmë në një sistem të zgjedhur dual dhe duke përfituar edhe nga përvoja e shkëlqyer italiane. Bujqësia dhe arsimi profesional janë për qeverinë shqiptare prioritete që tashmë janë afirmuar edhe nëpërmjet një sërë projektesh të suksesshme”, - u shpreh ministri Klosi.

blendi klosi


Ndërkohë, ambasadori i Italisë, Alberto Curtillo tha se, zhvillimi i kualifikimit profesional është me interes të madh për Italinë në Shqipëri dhe se kjo dëshmohet edhe nga projektet që janë realizuar në këto vite. Ai shtoi se, përmes fondit prej 5 milion eurosh do të investohet në dy drejtime që kanë të bëjnë me strategjinë e punëismit.

Nga ana e tij, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo u shpreh se zhvillimi i sistemeve efikase i kualifikimit profesional është me një interes të madh dhe një angazhim i vazhduar i Italisë në Shqipëri.

Është zgjedhur qarku i Fierit duke menduar që realizimi i kësaj Qendre Ekselence të Arsimit Profesional do të sjellë një shtysë të re në përgatitjen e studentëve dhe futjen e tyre në tregun e punës. Jam i bindur që sistemi italian i arsimit dhe formimit profesional mund të jetë një pikë referimi efikase, sepse sistemi ynë i arsimit dhe formimit profesional është shumë i përgatitur, shumë i kualifikuar, sidomos në disa sektorë dhe bëhet fjalë pikërisht në sektorin bujqësor dhe të ushqimit. Është një sistem që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe të drejtat për punësim dhe forcimin e aftësive të nxënësve”, - tha ambasadori Cutillo.

Memorandumi bazohet në Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, dhe përmban: i) një panoramë të detajuar të nevojave për arsim dhe formim profesional në përgjithësi, dhe në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit në veçanti; ii) objektivin e përgjithshëm të projekt-propozimit, i cili është totalisht i harmonizuar me strategjitë kombëtare dhe me qasjen sektoriale të procesit të integrimit europian; iii) objektivave specifikë që përcaktojnë dy shkollat profesionale bujqësore të Qarkut të Fierit, si objekt i ndërhyrjes, për shkak të potencialit të madh prodhues dhe pranisë së dendur të sipërmarrjeve bujqësore dhe agropërpunuese në këtë Qark.
 
Memorandumi parashikon që ndihma e qeverisë italiane, në përputhje me politikat qeveritare, do të shkojë për krijimin e një qendre multifunksionale të ekselencës në sektorin bujqësor dhe agropërpunues në Fier, e aftë për të formuar teknikë të mesëm dhe të lartë në rang kombëtar, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, si dhe kualifikimin e shkollës Mekanike Bujqësore në Lushnjë. Ndërhyrjet e parashikuara do të përfshijnë ristrukturimin e ndërtesave të shkollave, konvikteve, ndërtimin e laboratorëve dhe ambienteve të praktikave mësimore, pajisjen me makineri dhe mjete profesionale.
 
Gjithashtu, shkollat profesionale do të kenë mundësi të përfitojnë nga një asistencë teknike e specializuar në arsimin dhe formimin profesional. Ndërkohë që në zbatim të këtij memorandumi, në javët në vijim stafi i Ministrisë dhe i Agjencive në varësi të saj, së bashku me përfaqësuesit e Kooperacionit Italian, do të formulojnë propozime konkrete dhe do të finalizojnë projekt-propozimin, i cili do t’u shkojë për miratim qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, në mënyrë që në një hark kohor sa më të shkurtër të bëhet i mundur implementimi i tij.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)