5-mujori, Financat sigurojnë 8.1%
më shumë të ardhura së në 2015
PDF/Bilanci i të ardhurave 01-06-2016

Me 163.8 miliardë lekë të arkëtuara në periudhën janar-maj 2016, ministria e Financave ka arritur të sigurojë realizim 100% të planit të periudhës, por edhe një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, pasi të ardhurat në total janë rritur 8.1%. Sipas njoftimit zyrtar, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat u rritën 12.6% krahasuar me një vit më parë dhe 2% më shumë se sa ishte planifikuar.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar 10.65% më shumë se një vit më parë dhe 7.1 % më shumë se plani, si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar, +28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Kurse të ardhurat nga renta minerare janë realizuar 36.48% më pak krahasuar me 5-mujorin e vitit 2015 duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import shënuan rritje 5.07% më shumë nga vjet, ndërsa nga TVSH-ja brenda vendit janë 20% më të larta.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin ishin 23.84% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 25.99% më shumë se plani, si pasojë e aksionit anti-informalitet.
Kurse nga tatimi mbi të ardhurat personale u siguruan 17.58% më shumë të ardhurat se 5-mujori 2015.

Nga ana tjetër, vijon ngërçi i shpenzimeve. Shpenzimet e përgjithshme publike për 5 mujorin e vitit buxhetor 2016, ishin sa 88% e planit. Kjo situatë solli një sufiçit buxhetor në masën 18.2 miliardë lekë. Por shqetësues mbetet gjithnjë realizimi i investimeve. Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm dhe të huaj për 5 mujorin e vitit 2016 janë realizuar në nivelin 78%; me financim të huaj 75% dhe me financim të brendshëm 84%.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave