60 punime artistike në pikturë janë prezantuar këtë herë nga 5 artistë bashkëkohorë shqiptarë në një ekspozitë me titull "Studio e hapur” në Berat. Punuar me teknika të penelit dhe akuarelit në piktura dominojnë portretet dhe peizazhet më të bukura të zonave turistike në vendin tonë. 5 artistë shqiptar i afroun qytetit “një mbi një dritare”  60 punimet e tyre më të mira në pikturë.  Buron Kaceli, Emijona Stasi, Vangjo Vasili, Gjergji Marko dhe Agron Polovina  u bënë bashkë në Galerinë e Arteve në Berat.

Të punuara me teknika të akuarelit dhe penelit në piktura dominon shumëllojshmëria e ngjyrave, ndërsa shpalosen portretet dhe peizazhet më të bukura të zonave turistike të Shqipërisë.

"Piktura jonë ka elementë të përbashkët, eksperienca jonë krijuese është bashkëkohore-figurative dhe kjo na bashkon në krijimtarinë tonë së fundi na ka bashkuar peneli që është një nga elementët e rëndësishme të krijimtarisë”, ka thënë Buron Kaçeli.

Për piktoren nga Durrësi, Emijona Stasi, Berati mbetet gjithnjë një thesar për promovimin e kulturës e artit

“Është kënaqësi që jemi në Berat dhe është një nga synimet e kësaj studioje që të shkojë pranë artdashësve. Është e disata herë, që vij këtu në grup, por do më pëlqente të kthehem sërish me një ekspozitë timen vetjake", tha Stasi.

Ekspozita “studio e hapur” do të qëndrojë e hapur për 1-javë në Galerinë "Eduart Lear" në Berat, ku admiruesit beratas kanë mundësi të vizitojnë punimet e ekspozuara të pikturës.