Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Berat janë zhvilluar homazhe në Memorialin e Pavarësisë, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike dhe komuniteteve fetare, familjarë të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë dhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore. Nën tingujt e Orkestrës Frymore të qytetit, në memorial janë vendosur kurora dhe buqeta me lule në nderim të rilindësve beratas, që luftuan me pushkë e penë për lirinë e Shqipërisë.

Berati u përfaqësua në Kuvendin e Vlorës nga disa figura të jetës politike dhe kombëtare, mes të cilëve Iliaz Bej Vrioni, i cili më vonë mbajti edhe postin e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

114 vite Pavarësi/ Vlora bën bashkë krerët e Shqipërisë dhe Kosovës për ngritjen e flamurit, Kurti krah Ramës në ceremoni! Festë në të gjithë vendin