5 projekte të arkitekturës në Shqipëri, pjesë e konkursit “Mies van der Rohe”

5 projekte nga arkitektë rezidentë në Shqipëri janë përzgjedhur për të qenë pjesë e konkursit ndërkombëtar, “Mies van der Rohe” (Mis Van de Rohe). Konkursi ndërkombëtar bëhet në nder të arkitektit të njohur “Mies van der Rohe” (Mis Van de Rohe) i cili solli të renë, modernen në arkitekturë. Kryetarja e jurisë, Loreta Çapeli, flet për pesë projektet që janë përzgjedhur, por edhe për synimin e konkursit, që kërkon të propagandojë të renë, duke kthyer arkitekturën në një shfaqje artistike me veprat më të bukura të vendeve evropiane. 

Projektet që ne përzgjodhëm janë pesë. Të karakterit publik janë 3 edhe privat 2. Në fakt, dy të karakterit privat me investitor privat të cilët kanë projektuar nga një vilë, një është nga vilat në Lalëz, në afërsi të plazhit dhe tjetër është një vilë në afërsi të Tiranës. Tre të tjerët janë projekte thuajse urban, njëri prej tyre është projekti i qendrës olimpike, të bërë pranë dikur, Stadiumit Dinamo. Është gati një rehabilitim, por me një frymë narrative shumë të dukshme. Tjetri është rikonstruksioni i Pazarit të ri që ne e njohim shumë dhe një projekt i një pallati jo shumë të madh.

Loreta Capeli, arkitekte

Konkursi ka si qëllim që arkitektura e mirë të influencojë edhe “edukojë” edhe investitorin. 

Kur flasim për investitor privat është shumë kollaj, që ta bësh arkitekturën e bukur, sepse secili mundohet që të nxjerrë atë që kërkon në shtëpinë e tij, por edhe më e lehtë edhe për arkitektin për një dialogë të ngushtë, që të bëjë realizimin në projekt të dëshirave të këtij porositësi. Por kur flasim për projekt publik rrethi është akoma edhe më i gjerë, sidomos për projekt të një pallati, ku investitori e ka shumë të vështirë që të mund të bëjë dëshirat e veta, sepse është në kontradiktë, sepse edhe arkitekti ka dëshirat  e veta. Megjithatë edhe arkitekti e ka shumë të vështirë që të realizojë atë që formati profesional i kërkon, sepse i duhet që të gjejë gjuhën e përbashkët me investitorin.

Loreta Capeli, arkitekte

Por, sa i mirëpresin shqiptarët projekte moderne në arkitekturë? 

Për arkitektin është shumë e vështirë. Grupi projektues nuk bëhet vetëm nga arkitekti, por nga inxhinieri-konstruktor, mekaniku etj.,të gjitha janë pjesë e grupit. Por arkitekti orksetrues duhet që të menaxhojë pikërisht këtë formë arkitektonike. Duhet që të them një gjë, se arkitektura ka edhe një veçori se e bën për një investitor, të cilit mund që t’i pëlqejë, por impakti nuk është më vetëm tek ai. Impakti do të jetë në të gjithë qytetin. Mund të themi, se deri në vitet e fundit me pak  përjashtime në arkitekturë investitori ka influencuar shumë. Ky impakt që arkitektura bën në qytetin tonë, na bën që shpesh mos të na pëlqejë qyteti, mos të na pëlqejë sfondi urban, pavarësisht se ka vepra të bukura. Më shumë vepra të bukura në karakterin e veprave private, edhe më pak, më me vështirësi për këtë dialog në karakterin e veprave publike.

Loreta Capeli, arkitekte

Konkursi është një format ndërkombëtar vetëm për Evropën dhe organizohet nga fondacioni “Mies van der Rohe” (Mis Van de Rohe) në mbështetje të Komisionit Evropian. Çmimi ndahet njëherë në dy vjet. Veprat duhet që të jenë ndërtuar dy vjet përpara dhënies së çmimit. Juria që përzgjodhi pesë projektet e arkitektëve shqiptarë përbëhet nga anëtarët: Arben Biçoku, Astrit Nixha, Florian Nepravishta, Petrit Hazbiu, Spiro Bakallbashi dhe Ulrike Bega. Ceremonia e çmimit është në maj të vitit 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë