TIRANE - Partia Demokratike do të ketë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kështu ka pohuar publikisht kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1 REPORT!
Megjithatë Patozi u shpreh se është ende herët për të folur nëse koalicioni do të jetë para zgjedhjeve të 23 Qershorit, apo një koalicion pas zgjedhor.
“Ne jemi partia që i respektojmë marrëveshjet zgjedhore”, tha Patozi. Ndërkaq, kreu i Grupit parlamentar, nuk la pa përmendur edhe sigurinë në fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës, ashtu sikundër është shprehur vazhdimisht edhe Kryeministri Berisha.
Në fokus të intervistës me moderatorin e emisionit, gazetarin Ilir Babaramo, Patozi komentoi edhe deklaratat e Kryeministrit Berisha për Bashkim Kombëtar, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një nacionalizëm primitiv e agresiv. “Përkundrazi, -u shpreh Patozi, nga deklaratat tona nuk ka kërcënim për valë nacionaliste”. Patozi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve në një shtet është synim i mandateve të ardhshme, duke theksuar se artikulimi i një bashkimi total të shqiptarëve u bë nga shefi i mazhorancës, Sali Berisha.
Sipas Astrit Patozit, Berisha iu përgjigj nacionalizmit të ndezur nga faktori shqiptar në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duk e cilësuar si një nevojë për orientimin e kësaj fryme nacionaliste. Patozi vijoi duke thënë se do të ishte hipokrizi nëse nuk do të shikoheshin këto energji të shqiptarëve, siç i quajti ai.

(Foto, Astrit Patozi dhe gazetari Ilir Babaramo, në studion e emisioni "5 Pyetjet nga Babaramo", tv A1 REPORT!)
Ndërkohë, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila i dha pafajësi dy gardistëve të akuzuar për vrasjet e 4 demonstruesve, duke e cilësuar protestën e atëhershme të opozitës një “aventurë të përgjakshme për karrige”, Patozi ashtu si edhe Kryeministri ka zgjedhur të mos komentojë vendimin, por në ndryshim me shefin e ekzekutivit, ai nuk la pa hedhur akuza ndaj gjithë procesit të kësaj çështetje.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, tha se hetimi duhet të niste nga vetë organizatorët, pasi sipas tij, organizimi i një grushti shteti është po aq i rëndë sa humbja e jetës së protestuese. Për të argumentuar këtë fakt Patozi tha se edhe më herët ka pasur vendimi kundër mazhorancës, por nuk ka pasur reagime nga ana e tyre. Ndërkaq, Patozi nuk komentoi as deklaratën e ashpër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tiranë, por theksoi se marrëdhëniet me SHBA-të janë të mira.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Koalicion me Dulen apo Spahiun, dilemat e Ramës