Pesë shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë greke për shkak se janë të përfshirë në kultivimin e një plantacioni gjigant me kanabis të mbjellur në Dervenohoria.
Sipas mediave greke në plantacionin e shqiptarëve në Dervenohoria janë gjetur të mbjellura 12 800 fidanë kanabis.
Fidanët ishin mbjellur në tre zona të fshehura ku policia ka mundur ti zbulojë vetëm me ndërhyrje nga ajri me anë të helikopterëve. Shqiptarët dhe greku kishin një stil të veçantë të kultivimit të quajtur 'toll'. Sipas policisë greke gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa armë zjarri. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen në fjalë dhe personat e përfshirë në të.
Komento
Po Dulet ç thonë?
PërgjigjuBajga!
PërgjigjuJu lutem respektoni gramatiken e gjuhes shqipe. Ishin mbjelle, kane mbjelle, jane gjetur te mbjella.
Përgjigju