Këshilli i Ministrave ka lëshuar ditën e sotme një vendim për zëvendësimin e ditës së lumturimit të Nënë Terezëz si festë zyrtare që festohej çdo 19 tetor me Ditën e Shenjtërimit të Shenjt Terezës që do të festohet me 5 shtator.

Sipas këtij vendimi tashmë festë zyrtare do të jetë vetëm Dita e Shenjtërmimit të Nënë Terezës që do të festohet tashmë me 5 shtator.

Ndërkohë që “Nënë Tereza” është shpallur shenjtore në 5 shtator të vitit 2016, qeveria është kujtuar një vit me vonesë për shndërrimin në festë zyrtare të datës së shenjtërit të saj. 


vendimi nene tereza

Redaksia Online
D.T/J.Sh/Shqiptarja.com